Flet edhe vetë sulmuesi, në Holandë shfletojnë historinë: Armando Broja është në hapat e Bertrand Traore

Armando Broja ka arritur që të realizojë 10 gola me ekipin e Viteshes në “Eredivisie”. Sulmuesi shqiptar është përshtatur më së miri me futbollin e vërtetë profesionist. Më herët Broja ishte pjesë e të rinjëve të Chelsea-t dhe kjo ishte dëshmia e parë se e ardhmja është e garantuar.

Në Holandë kanë shfletuar historinë teksa shkruajnë se lojtari shqiptar është në hapat e Bertrand Traore. Ky i fundit kishte shënuar 13 gola me ekipin e Viteshes në sezonin 2014/2015 pasi vinte si huazim nga Chelsea. Gjithashtu edhe Lucas Piazon kishte arritur që të shënonte 11 gola një vit më parë, ndërsa Broja është adoleshenti i tretë i Viteshes që arrin të paktën 10 gola.

Vetë futbollisti ka folur për mediat në Holandë duke treguar sesi ka ecur ky sezon i parë me Viteshen: “Jam duke mësuar shumë gjëra në këtë sezon. Kam shënuar shumë në futbollin e të rinjëve. Vitin e kaluar arrita në 30 gola. Tani është më e vështirë. Kam pasur edhe një krizë të vogël pasi kisha 6 ndeshje pa shënuar gol. Kjo u ndodh edhe sulmuesve më të mirë në botë. U ndieva mirë kundër Ajaksit në finaln e Kupës kur dhashë asist për Opendën. Por padyshim që sulmuesi kërkon të shënoj”, tha Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *