Flet edhe për Strakoshën, trajneri i Lacios vlerëson Muriqin: Shënoi si një sulmues i vërtetë

Më në fund! Vedat Muriqi mund të marrë lirisht frymë në Itali duke heshtur kritikat e shumta. Sulmuesi shqiptar arriti që të shënonte golin e parë te Lacio, që rezultoi si goli i kualifikimit për në turin tjetër të Kupës pasi mundën në shifrat 2-1 Parmën. Vlerësime të mëdha erdhën nga trajneri Inzagi për Muriqin, duke e cilësuar golin e tij si të një sulmuesi të vërtetë. Gjithashtu nuk ka munguar duartrokitja edhe për Thomas Strakoshën për reagimet e bëra në 45 minutat e dytë të takimit.

“Këto janë ndeshje të vështira. Pjesën e parë e mbyllëm vetëm me një gol, në pjesën e dytë kishim Strakoshën që ishte i mirë, më pas kemi marrë një gol që duhet të rishikohet. Për fatin e mirë ishte Muriqi që mbylli ndeshjen dhe tani shkojmë në çerekfinale me shumë besim. Është një djalë që arriti vonë në grumbullim, u infektua me COVID dhe kjo e penalizoi së tepërmi. Në këto ditët e fundit është duke u stërvitur mirë, gjithmonë duke u përmirësuar dhe ndaj Parmës shënoi një gol si sulmues i vërtetë”, u shpreh Inzagi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *