Flamurtari vonohet, Partizani mund t’i rrëmbejë talentet afrikane

Dy afrikanët e Besëlidhjes nuk kanë gjetur akord me Flamurtarin. Largimi nga Shqipëria është mundësia e parë, por nuk përjashtohet Europa me të kuqtë

Eraldo Harlicaj

Një lajm “blic” ka dalë nga selia e kuqe. “Sport Ekspres” merr vesh me burime të sigurta pranë klubit të “demave” se dy emrat e fundit që janë përfolur për t’u bërë pjesë e kryeqytetasve janë Lansinet Sidibe dhe Seku Kamara. Të dy futbollistët mbyllën sezonin me skuadrën e Flamurtarit, por duket se vlonjatet nuk janë të bindur ende të paguajnë kartonin e tyre. Afrikanët janë huazuar nga ekipi i Besëlidhjes te ekipi i Flamurtarit. Ata dhuruan paraqitje mjaft të mira duke u kthyer në shtylla kryesore për ekipin bregdetar, por duket se situatat kanë ndryshuar në fund. Vlonjatët ende nuk kanë nisur riformatimin e skuadrës dhe nuk kanë mbyllur marrëveshjen me Sidiben dhe Kamaran. Rruga mes Flamurtarit dhe dy futbollistëve nuk është e mbyllur, pasi të dy kanë lënë derën hapur për një bashkëpunim mes tyre. Megjithatë, koha kalon dhe situatat ndryshojnë. Jemi në merkaton e verës dhe gjërat ndryshojnë shpejt kurs.

PARTIZANI – Ekipi i ri që ka shprehur interesin për të afruar të dy afrikanët është skuadra e Partizanit. Ekipi i “demave” po mendon që të afrojë të dy lojtarët. Drejtuesit e kuq kanë shprehur interesim për afrikanët. Ata duan që të sigurojnë shërbimet e tyre për Kupat e Europës, pasi me largimin e Bathës mesfusha ka goxha probleme. Ekipi i të kuqve ka nisur kontaktet me menaxherët e futbollistëve duke pyetur në lidhje me të ardhmen e tyre. Të dy palët kanë treguar interes për të nisur kontaktet mes tyre dhe për të biseduar me mundësinë e një bashkëpunimi të mundshëm.

PISTA E HUAJ – Në fakt, pavarësisht interesim të Partizanit, të dy lojtarët po shohin që të lëvizin jashtë Shqipërisë. Menaxheri i tyre po mundohet që të dërgojë jashtë Shqipërie të dy lojtarët. Në fakt interesi ka qenë, por ende nuk ka patur diçka konkrete. Në kushte të tilla, afrikanët kanë parë mundësinë e kalimit te Partizanit. Gjithçka mbetet për t’u parë se si do të shkojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online