Flamurtari “turk”, Mersini e Neziraj jashtë liste
Flamurtari do të shkojë në Antalia për minifazën përgatitore dhe trajneri Shpëtim Duro ka hartuar listën finale të lojtarëve që do të shkojnë në Turqi.
Nuk janë pjesë e skuadrës mbrojtësi Ergis Mersini, i cili ka oferta nga disa klube dhe do të largohet, si dhe mesfushori Haxhi Neziraj, i cili nuk është e planet e trajnerit dhe nuk dihet si do të veprohet me të, sepse kontrata e tij skadon në verë.
Ndërkaq, sulmuesi i ri Abdulaje Tungara është huazuar te Liria e Prizrenit.
LISTA E FLAMURTARIT
Portierë: Adis Nurkoviç, Edmir Sali, Pano Qirko
Mbrojtës: Franc Veliu, Ditmar Bicaj, Goran Siljanovski, Emiljano Musta, Artim Pollozhani, Lejdi Liçaj, Sokol Maze, Fjoralb Deliaj, Fisnik Zuka
Mesfushorë: Muhamed Usein, Ariel Muçollari, Alessio Hyseni, Nildo Viktor Zhufo, Lancinet Sidibe, Argjent Gafuri, Arinaldo Rrapaj, Xhuljo Tushi, Muarem Muarem.
Sulmues: Igor Nedeljkoviç, Ardit Hoxhaj, Seku Kamara, Danilo Alvesh, Tomislav Busiç