Flamurtarit po i shkon mbarë deri më tani në Mavrovë, ku po zhvillojnë dhe fazën përgatitore për sezonin e ri. Kuqezinjtë kanë programuar miqësoren e radhës.
Pas përballjeve me Makedonijan dhe Gostivarin, tashmë do të përballet me Zajazin e Kërçovës, e cila militon në ligën e dytë maqedonase. Trajneri Duro do të ketë mundësinë të shohë gjendjen e skuadrës së tij, por njëkohësisht do t’u shërbejë lojtarëve për t’u konsoliduar akoma më shumë me njëri-tjetrin, pasi siç duhet vlonjatët kanë qenë një ndër klubet që kanë ndërhyrë më së shumti në merkato.