Flamurtari nuk ka gabuar, duke marrë një tjetër fitore në Kategorinë e Parë. Këtë herë vlonjatët kanë arritur që të fitojnë me shifrat 2-0 ndaj Besës. U kërkua vetëm një pjesë loje që të vendosej historia e takimit.
Goli i parë do të shënohej nga ana e Yurit në minutën e 27. Ndërkohë gjashtë minuta më vonë, ishte Oliveira i cili dyfishoi shifrat dhe i siguroi tre pikët vlonjatëve që synojnë të rikthehen në Superiore. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/