Flamurtari nuk di të shënoj, i larguari Bushiç kryeson listën e golashënuesve në Kosovë

Është mbyllur java e tretë dhe Flamurtari ende nuk ka shënuar golin e parë. Humbje pas humbjesh, thellojnë edhe më keq situatën në kampion vlonjat. Afrimet e reja në ekip nuk janë përshtatur si duhet, duke u ndërruar herë pas herë në majën e sulmit. Në të tillë situatë, Flamurtari nuk e ka një sulmes goli ende në ekip.

Ish-golashënuesi më i mirë i vlonjatëve, Tomislav Bushiç kryeson listën në Kosovë nga ana tjetër. Në ditën e sotme ka realizuar të parin në fitoren e Gjilanit me rezultatin 2-0 ndaj Vushtrisë. Me këtë ekip, sulmesi kroat ka shënuar tre gola në po aq ndeshje. Tekniku Mezani ka ditur të zgjedhë nga Superliga lojtarin që do t’i sigurojë pikët në kampionat. Më skuadrën e Flamurtarit Bushiç shënoi afro 24 gola në dy sezone e gjysmë. Sulmuesi tipik që sot vlonjatët do të kishin shumë nevojë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *