Flamurtari nis nga puna, në 5 korrik zbret në fushë

Flamurtari nuk ka pasur shkëlqim në vitet e fundit edhe pse mund të jetë klubi i cili ka shpenzuar më shumë se të gjithë. Gjithsesi, në Vlorë nuk heqin dorë dhe çdo edicion e nisin punën për të pretenduar trofe në fund.
Administratori Sinan Idrizi ka “bekuar” si trajner Ilir Dajën, megjithatë firma pritet që të hidhet mbi kontratë në orët e ardhshme. Pavarësisht gjithçkaje ende ka pas lëvizje në kampin kuqezi, por puna mësohet se do të nisë shumë shpejt.
Siç bëhet me dije lojtarët do të grumbullohen më datën 5 korrik, kur do të nisin dhe përgatitjet për edicionin e ri. Gjithsesi vetëm pas zyrtarizmit të trajnerit Daja pritet që të nisin dhe afrimet, pasi do të jetë timonieri i ri i skuadrës ai që do të ketë dorë të lirë, për ta nderuar skuadrën siç ai ka dëshirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *