Flamurtari, miqësore me Apoloninë sot në Fier

0

Në stadiumin e qytetit të Fierit është planifikuar të luhet sot një ndeshje miqësore mes skuadrës vendëse dhe Flamurtarit. Një ndeshje, që i ndihmon të dyja skuadrat të ruajnë ritmin, duke qenë se këtë fundjavë nuk ka kampionat, për shkak të ndeshjes miqësore të Kombëtares. Në këtë ndeshje testuese me fqinjët e Kategorisë së Parë, stafi teknik ka mundësinë të aktivizojë ata lojtarë, të cilët nuk kanë luajtur shumë në kampionat. Trajneri Duro do të shohë gjendjen e gjithë grupit, pasi i duhet të vendosë edhe për formacionin.

Të mërkurën ai nuk do të ketë të gatshëm Artim Pollozhanin, i cili është skualifikuar me kartonë. Veç kampionatit, është edhe Kupa e Shqipërisë, ndaj dhe aktivizimi i të gjithë lojtarëve është i rëndësishëm te vlonjatët. Dje skuadra ka vazhduar punën me dy seanca stërvitore.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.