Në “Transfermarkt”, ëebin që ka të dhënat më të specializuara për statistikat e lojtarëve dhe vlerën e tyre në treg, mund të shohim pak më shumë në detaje edhe situatën në Superiore. Partizani mban vendin e parë si ekipi më i shtrenjtë në elitën e futbollit shqiptar. Pra lojtarët e Partizanit vlejnë më shumë se të tjerët, kjo edhe për shkak të madhësisë së ekipit pasi në total ekipi i Partizanit në Transfermarkt përfaqësohet me 35 lojtarë dhe vlera totale e ekipit shkon në 6.6 milionë euro duke marrë për bazë vlerën e lojtarëve.
Mosha mesatare e skuadrës është 23.7 vjeç, më e mira bashkë me Bylis dhe numërohen 17 lojtarë të huaj. Nga ana tjetër Flamurtari është ngjitur një pozicion sa i përket vlerës së ekipit dhe tani gjendet në vendin e dyutë me 5.9 milionë euro, por me moshën më të madhe të lojtarëve, mesatarja është 27.3 vjeç. Pas tyre vjen Dinamo dhe Vllaznia, ndërsa vendi i fundit mbahet nga Vora me 2.6 milionë euro, por Vora mund të krenohet me numrin e lojtarëve të huaj pasi ka më pak se të gjithë, vetëm 9. /Sport Ekspres/
