Luftëtari dhe Flamurtari, dy nga ekipet që kanë zhgënjyer më së shumti deri tani në Superiore, do të përballen me njëra-tjetrën në fundjavë. Pikërisht dy skuadrat e vetme që nuk e kanë grumbulluar ende pikën e parë, duke humbur në tre takimet e para.
Një rikthim i madh te vlonjatët pritet të jetë Xhevahir Sukaj, njeriu që mund të zgjidh këtë moment të vështirë. Flamurtari e kërkon njeriun gol, ndërsa deri tani nuk ka mundur të shënojë asnjë të vetëm. Superiorja vjen në fundjavë edhe me ndeshje të tjera të forta, ku spikat ajo e së shtunës me Tiranës dhe Skënderbeut. Një transfertë të vështirë e pret edhe Partizanin, me Laçin që duhet të mbajë premtimin për rikthimin e madh. /Sport Ekspres/