Flamurtari lë “zonën e ftohtë”, përmbys KEK-un

Flamurtari ka bërë detyrën kundër KEK-ut të vendit të fundit, por nuk ka qenë aq e lehtë sa pritej. Gjithçka u mbyll me fitoren 2-1 të skuadrës nga Prishtina, triumf që erdhi me përmbysje. Kur ishin luajtur thuajse rreth gjysmë ore lojë, Veliu shënoi për miqtë e rënë nga IPKO Superliga e Kosovës.

Gjithsesi Flamurtari ka reaguar dhe ia ka dalë të barazojë pa u mbyllur ende pjesa e parë. Kelmendi ishte ai që shënoi golin e baraspeshës dhe në fraksionin e dytë të lojës kuqezinjtë u hodhën në sulm për të realizuar golin e fitores.

Berbatovci ishte ai që ia doli të shënonte dhe i dha tre pikë shumë të rëndësishme Flamurtarit, që për momentin ka dalë nga zona e ftohtë. Objektivi është sigurimi i mbijetesës direkt dhe jo përmes ndeshjeve të fazës “play-out”.

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 29
E hënë, më 29 prill 2019, ora 15:30

Flamurtari-KEK-u 2-1
Shënues: Kelmendi 42’, Berbatovci 82’ / Veliu 27’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *