Skuadra vlonjate ka udhëtuar dje drejt Mavrovës, pasi ka zhvilluar tre ditë stërvitje në Vlorë, ndërsa tashmë gjërat ndryshojnë, sepse stërvitjet do të zhvillohen më të ngarkuara, me nga dy seanca stërvitore në ditë. Është menduar që vetëm pas pak ditësh Flamurtari të luajë edhe ndeshjen e parë miqësore.
Në Mavrovë, ashtu si edhe konfirmoi trajneri Shpëtim Duro, gjatë dy javëve të qëndrimit do të luhen tre takime miqësore, që do të vlejnë shumë edhe për të parë gjendjen e skuadrës.
Pas fazës në Mavrovë, ekipi do të kthehet në Vlorë, për të udhëtuar më pas drejt Greqisë, ku për dy javë ekipi do stërvitet intensivisht dhe do të zhvillojë edhe disa miqësore të tjera.