Flamurtari bën “blerje” brenda shtëpisë, Daja mund të buzëqeshë lirshëm

Flamurtari ka bërë një lëvizje të goditur, pasi ka rinovuar me kapitenin Tomislav Bushiç. Sulmuesi do të jetë pjesë e ekipit vlonjat dhe për sezonin futbollistik 2018-19. Ishin vetë bregdetarët që konfirmuan arritjen e marrëveshjes, sepse para pak minutash e bënë zyrtare përmes faqes së “Facebook”.

Bushiç nuk pati një sezon shumë të mirë, pasi u prek dhe nga dëmtimet. Në edicionin e kaluar, 32-vjeçari luajti në 30 ndeshje, nga të cilat 28 i nisi si titullar. Kroati e përshëndeti 8 herë rrjetën, por pa arritur objektivat e vendosur nga vlonjatët.

Sezoni i kaluar ishte një dështim për ekipin e Flamurtarit, por me afrimin e Dajës dhe lëvizjet e fundit në kampin bregdetar gjërat duket se do të marrin për mirë. Një lider më shumë në skuadër është gjithmonë një plus më tepër. Të shohim dhe të presim se si do të shkojë kjo merkato për Flamurtarin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *