Fjalët e Sadikut tregojnë gjithë anormalitetin dhe paradoksin: Të marrë aromën e detit dhe të pi kafe!

Nga Klaudio Ndreca

Asgjë nuk mund t’i fshi buzëqeshjen nga fytyra Armando Sadikut, kjo është e vetmja gjë e sigurt që konfirmohet edhe në këto kohë ankthi dhe frike nga pandemia e Koronavirusit. Ashtu siç edhe vetë lojtari është shprehur, futet tek ata persona që qendrojnë gjithmonë pozitiv, edhe në ato netët që duken si më të errëtat.

Në një prononcim të fundit dhe të shkurtër të dhënë për “Eldesmarque”, i ka bërë njerëzit në Spanjë që të imagjinojnë paksa për lirinë e tyre. Megjithëse vetëm për masa lehtësuese që nuk mund të flitet për këtë vend, që ia ka kaluar edhe Italisë për tragjedinë e përjetuar.

“Unë dua të bëj një garë vrapimi dhe të marrë aromën e detit, sepse jetoj afër detit këtu. Më pas dua të shkoj edhe për të pirë një kafe, sepse më ka marrë malli shumë. Këto janë gjërat e para që dua të bëj pas izolimit”.

Në fakt mes këtyre rreshtave dallon më së miri edhe anormalitetin që të gjithë jemi duke jetuar në këto kohë, e sidomos në këto zona që janë më të prekura. E kush do ta mendonte dikur, se dëshirat më të mëdha nuk do të ishin vetëm për të blerë makina e për blerë ndërtesa të mëdha, por për pirë një kafe dhe për të marrë pak aromën e detit, siç e thotë vetë Sadiku? /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online