VIDEO/ Nuk e donin se ishte me ngjyrë, tani e votojnë më të mirin dhe ia dërgojnë çmimin me… dron

Malkom Oliveira u transferua në radhët e Zenitit të Shën Petersburgut verën e shkuar. Një kalim ky që u shoqërua më pas me shumë polemika. Ende pa futur mirë këmbët në klubin rus, ish-futbollisti i Barcelonës nisi të ndihej i padëshiruar. Shija e hidhur e rracizmit ishte e para ndjenjë që braziliani përjetoi me Zenitin. Tifozët ishin të vëndosur për të kërkuar me ngulm largimin e tij dhe kjo vetëm për një arsye qesharake, sepse Malkom ishte një futbollist me ngjyrë.

Por braziliani vijoi të mbante veshur fanellën e Zenitit, duke e lënë pas atë episod aspak të bukur. Ish-lojtari i Barcelonës ka bindur në fushën e lojës dukë shfaqur më së miri aftësitë e tij dhe për këtë arsye është shpallur edhe lojtari më i mirë i muajit që lamë pas. E madje kanë qenë vetë tifozët që e kanë votuar për këtë çmim. Por në kushtet kur Koronavirusi ka detyruar gjithë Europën të izolohet nëpër shtëpi, klubit rus i vjen si zgjidhje droni, që përmes dritares hyn për t’i dërguar çmimin futbollistit 22-vjeçar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online