Fjalët e menaxherit Xhuifredi do të hidhnin dyshime për një ndryshim mendjeje nga ana e mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj, i cili mund të qendronte sërish në radhët e Napolit. Por raportimet nga “La Gazzetta dello Sport” qartësojnë situatën dhe tregojnë se futbollisti Shkodran e ka vendosur përfundimisht sa i përket të ardhmes së tij te skuadra napoletane dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet.
Kështu sipas medias prestigjoze italiane, Hysaj ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për largim këtë verë. Kapiteni i Kombëtares shqiptare nuk është i lumtur me mungesën e hapësirave te Napoli dhe nuk dëshiron të ketë konkurencë në krahun e djathtë. Gjithashti rikthimi i Manolas i heq mundësinë për të provuar të zërë një vend në qendër të mbrojtjes. Në këto kushte largimi përfundimtar duket e vetmja rrugë për Elseid Hysajn, i cili ka hedhur hapin e parë drejt saj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/