Barcelona është përballur në ndeshjen e parë të sezonit me Vallecanon, atje ku nuk ka marrë më shumë se barazimi 0-0. Nga minuta e parë e ka nisur takimin edhe Ivan Balliu.
Ndërkohë fjalët e mbrojtësit shqiptar janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. Lojtari i Kombëtares tregoi planin sesi punoi trajneri i Vallecanos për të vënë në vështirësi kundërshtarin.
“Ne punuam shumë në stërvitje për ta vendosur në vështirësi Barcelonën nga krahu i Jordi Albas, edhe në pjesën e topave në ajër”, tha Balliu. /Sport Ekspres/