“Fjalën tonë e themi edhe ndaj Bajernit”, Garcia po bën mrekulli: E dinim Guardiolën, ai me 4 lojtarë dhe ne pas tij

Pasi bëri të parritshmen të mundur është koha që Lyon të mendojë për ndeshjen e ardhshme, e cila në letër e bën përsëri më pak favorite për të kaluar në finale. Megjithatë ky kompeticion na ka treguar që përherë ka surpriza, prandaj një kalim në finale të Lyonit kurrsesi nuk duhet përjashtuar.

Trajneri Garcia, është ndoshta personi më i lumtur në planet, teksa shikon ekipin e tij që i përgjigjet me përpikmëri kërkesave të tij, pavarësisht diferencave të mëdha në kualitet krahauar me ekipet superfuqi të Champions League. Në intervistën pas ndeshjes, Rudi Garcia u shpreh mjaft i kënaqur me këtë kualfikim.

“Luajtëm shumë mirë, taktikisht ishim më mirë sesa kundërshtari. E dinim që Guardiola do të bluante diçka të rrezikshme, prandaj u fokusuam shumë në stërvitje. Kur ata sulmonin me katër, ne mbronim me katër mbrojtësa. Më erdhi keq që e lashë Mousa Dembele në stol, por i thashë përpara ndeshjes se në momentin që do të futej në lojë do të ishte i rëndësishëm. Nuk kishte shënuar në Champions League që nga viti i kaluar dhe sot shënoi 2 gola” – u shpreh Garcia. Gjithashtu trajneri spanjoll foli edhe për kundërshtarët e eleminuar si dhe për sfidën me Bajern. “Kemi mposhtur 2 ekipe që ishin favorite për ta fituar këtë kompeticion. Po të luajmë si në këto dy ndeshje, jam i sigurtë që do ta themi fjalën tonë edhe ndaj Bajernit. Për momentin ta shikojmë këtë fitore, pasi ndeshja e radhës vjen shumë shpejt”- ishin fjalët përmbyllëse të trajnerit të Lyonit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online