Milani do të përballet ndaj Juventusit në transfertë në ditën e nesërme. Kuqezinjtë duhet të bëjnë pa shërbimet e Zlatan Ibrahimovic, që mungoi edhe në përballjen e fundit ndaj Liverpul në Champions League. Suedezi ka pësuar një dëmtim dhe nuk dëshiron që të rrezikojë me rikthimin e shpejtë.
Për këtë arsye nuk do të jetë në fushën e lojës ndaj bardhezinjëve. Në takimin me Lacion, Ibrahimovic arriti që të shënonte duke treguar nuhatjen e tij me portën kundërshtare pavarësisht se fiziku nuk po i përgjigjet si më parë. /Sport Ekspres/