Fituan 1-2 në Kosovë, autori i golit të minutës së 2-të: Bëmë grekët krenar, meritojmë rivalë më të mirë

Dimitris Limnios ishte autori i golit të parë të Greqisë në përballjen kundër Kosovës, duke realizuar që në minutën e dytë të takimit. Kështu për dardanët ishte një mision më i vështirë për të dalë me pikë nga kjo përballje, duke u mundur në shifrat 1-2. Bernard Berisha ngushtoi shfirat në minutat e fundit, por pa ndryshuar historinë e takimit.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, autori i golit të parë, Limnios, u shpreh se me fitoren e marrë janë bërë krenar tifozët në Greqi. Megjithëse duke parë lojën e kësaj Kombëtare, sidomos në pjesën e dytë, ishte tërësisht e mërzitshme dhe duke mos treguar asgjë nga cilësitë e saj.

“Ne e nisëm menjëherë me avantazh, në pjesën e dytë shënuam edhe një gol tjetër, për të mbajtur më pas rezultatin. I kemi bërë grekët krenar. Luajtëm aq mirë sa mundeshim, më mirë sesa ndaj Sllovenisë, ishim më serioz dhe mbërritëm te fitorja.

Po përpiqemi që të ndërtojmë diçka të mirë. Ekipet e mëdha rriten vazhdimisht dhe kërkojnë të përmirësohen, ne e meritojmë që të luajmë kundër rivalëve më të mirë. Pas rreth 10 muaj pushim jemi bashkuar dhe për 6 ditë kemi dhënë më të mirën tonë”, u shpreh Dimitris Limnios. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online