Armando Broja ka dhënë një intervistë për “Players Tribune” ku vëmendjen kryesore e mori padyshim rrëfimi për Shqipërinë. Sulmuesi u shpreh se babai i ka thënë që të mos e lërë futbollin pa e dërguar Kombëtaren në Botëror. Por vërtet interesante ishte edhe pjesa ku Broja tregoi sesi iu bashkua Chelsea-t.
“Mbaj mend që shkova në një turne. Skauti i Tottenham [Hotspur] në fakt erdhi për të parë një djalë tjetër. Ndodhi që të luaja mirë në atë turne dhe u bëra golashënuesi më i mirë dhe mora çmimin e lojtarit më të mirë në turne.
Kam luajtur më pas në një ndeshje ku fituam 12-0, ndërsa unë realizova 9 gola. Menjëherë pas kësaj, dy djem nga Chelsea erdhën dhe më thanë: “uau, ne të duam në ekip”. Nuk mendova asgjë tjetër veçse t’i bashkohesha. Kështu iu bashkova te U10 dhe kam qenë atje deri më sot”, tha Broja. /Sport Ekspres/