Milani fitoi ndaj Empolit me rezultatin 1-3 pas një drame të vërtetë. Pavarësisht fitores. Milani u përball me 3 dëmtime të lojtarëve, Kjaer, Calabria dhe Saelemaekers. Ky i fundit pati dëmtimin më të rëndë. Pas ekzaminimeve mjekësore, Saelemaekers do të mungojë për më shumë se 2 muaj.
Tashmë Milani do të jetë në krahun e djathtë të sulmit me vetëm një alternativë, Messias. Duke parë kalendarin mjaft të ngjeshur të Milanit për shkak të Uefa Champions League, Messias do ta ketë mjaft të vështirë të luajë 90 minuta 2 herë në javë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/