Fitorja kundër ekipi të Andorrës është detyrim për Zekic, tani Partizani luan për nderin në Europë

Partizani i Zekic u eliminua nga Champions League. Mënyra sesi mbeti jashtë këtij kompeticioni ishte për të vendosur duart në kokë. Të kuqtë dominuan Bate Borisov në të dy ndeshjet, por ishin bjellorusët ata që shënonin golat.

Tani ekipi i Superiores ka shkuar në Conference League, turin e dytë. Atje gjen përballë Athletic D’Escaldes. Sigurisht që në gjuhën diplomatike të trajnerëve kundërshtari vlerësohet gjithmonë dhe theksohen pikat e tij më të forta, por këtë herë Partizani luan për fytyrën dhe nderin në Europë.

Një tjetër dështim do të ishte tërësisht i papranueshëm dhe nisja më e tmerrshme e mundshme e një aventure në krye të stolit të Partizanit. Zekic nuk kërkon që ta fillojë në këtë mënyrë dhe për këtë arsye lojtarët do të bëjnë gjithçka që mos t’i japin trajnerit të tyre dhimbje koke të parakohshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *