Fitorja e thellë e Milanit kundër Torinos, nuk ndodhet që nga viti i largët i 1959

Milani fitoi me një rezultat të çmendur 0-7 ndaj Torinos, duke iu afruar kështu objektivit kryesor, që është kualifikimi në Uefa Champions League. Torino ishte e pafuqishme në ndërtimin e aksioneve për shkak të mungesës Bellotit, gjithashtu nuk arritën të mbulonin edhe Rebiçin i cili shënoi 3 gola për 12 minuta.

Një fitore të tillë Milani nuk e kishte arritur që në vitin e largët 1959, ku do të mposhte Udinezen me rezultatin 7-0 në javën e 33-të. Ndërsa 7 gola Milani nuk kishte shënuar që prej 25 vitesh, atëherë kur mposhti Cremonesen me shifrat 7-1 në 12  maj 1996. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *