Fitorja e parë në debutim, Conte është i mahnitur nga Tottenham: Nuk e di nëse ka një klub tjetër në botë si ky!

Conte ka arritur që të fitojë në debutimin me Tottenham. Ish-trajneri i Interit mori përsipër detyrën e re për të punuar me ekipin anglez. Në mbrëmjen e djeshme erdhi fitorja kundër Vitesse me shifrat 3-2. Në përfundim të takimit, trajneri italian ishte i impresionuar nga kushtet që klubi i ka vendosur ekipit.

“Unë dua që të rikthej besimin e Tottenham. Kjo skuadër ka potencial të madh. Jam i kënaqur me këtë stadium, me të gjithë këto terrene sportive që janë për ne. Nuk e di nëse ka një klub tjetër në botë me këto kushte. Tottenham është skuadër e madhe”, tha Conte. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online