Amir Rrahmani i është përgjigjur pyetjeve të tifozëve përmes faqes zyrtare të Napolit në Rrjetet sociale. Kapiteni i Kosovës ka veçuar fitoren e thellë 5-1 kundër Juventusit si më të bukurën e sezonit të shkuar për të. Gjithashtu, Rhahmani është shprehur se u bind se ekipi i tij mund të fitonte kampionatin pas fitores kundër Atalantës.
Ndeshja më e bukur e sezonit të shkuar? “Patjetër 5-1 kundër Juventusit në Maradona”.
Pse numri 13? Fillimisht përdora 18-n, pastaj në moshën 21-vjeçare ndryshova ekipin dhe vendosa të marr 13-n, sepse të gjithë thanë se ishte një numër i pafat. Në vend të kësaj, mua më solli fat”.
Kur e kuptove se do të kishe fituar Scudetton? “Kur mundëm Atalantën në shtëpi”, ka thënë Amir Rrahmani./Halit Delibaahi-Sport Ekpres/