Fitore e madhe! Kukësi mund pastër Tiranën në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, Egnatia fiton me Vllazninë mes 2 kartonëve të kuq

Kukësi ka marrë një tjetër fitore të madhe dhe të papritur. Pasi eliminuan Partizanin nga Kupa e Shqipërisë, verilindorët duken në të njëjtën rrugë edhe me ekipin tjetër kryeqytetas, Tiranën. Ekipi i drejtuar nga Devolli është në prag rënie nga Superiorja, por shumë afër finales së Kupës.

Në ditën e sotme ky ekip ka arritur që të fitojë kundër Tiranës me shifrat 2-0. Mingo realizoi golin e parë në të 19, ndërsa Solodovnicov dyfishoi shifrat në të 59. Pavarësisht dëshirës së Tiranës për të ngushtuar shifrat, bardheblutë i falen faktit se gjysmëfinalja do të luhet me dy ndeshje, duke pasur ende shpresë në kthim.

Nga krahu tjetër Egnatia ka fituar 1-0 kundër Vllaznisë. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Fernando në minutën e 30. Vetëm pesë minuta pas këtij goli, Stojanovic do të dilte me karton të kuq duke e lënë Vllazninë me 10 lojtarë. Ndërkohë në minutën e 79, Hakaj do të merrte karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar, duke bërë që Vllaznia ta mbyll ndeshjen me 9 lojtarë. /Spoprt Ekspres/