Interi i të rinjve ka luajtur sot ndeshjen për 1/16-at e UEFA Youth League, duke u ndeshur me Spartak Moskën.
Një ndeshje e çmendur, me përmbysje të shumta, të cilën Interi e fitoi vetëm pas 11-metërshave, me rezultatin 6-4.
Koha e rregullt përfundoi 3-3, me Interin që e nisi në avantazh, por që në pjesën e parë Spartaku përmbysi gjithçka në 1-2.
Ne fund nisi spektakli, sepse Interi shënoi në minutat 83 e 86, por rusët barazuan në të 88-tën dhe e çuan ndeshjen te 11-metërshat.
Aty Interi u tregua superior, duke fituar 3-1.
Paraqitje super nga portieri zikaltër Dediç, si dhe sulmuesi Pinamonti, i cili dha dy asiste dhe shënoi me 11-metërsh. Ndërkaq, në minutën e 59-të u fut edhe mesfushori i Shqipërisë U-19 Armand Rada, i cili u bë pjesë e suksesit, me Interin që shkon në 1/8-at finale.