Egnatia në hall, dëmtimi i Agbodikes zgjat

Nigeriani do të mungojë me Besën dhe pritet që të bëj rezonancën. Sytë nga brazilianët

Fatmir Efica

Aty ku Egnatia kishte “varur” shumë shpresa, duket se përsëri diçka nuk shkon. Tani sinjalet e rikthimit të qendërsulmuesit nigerian Kingsley Osinaki Agbodike, që do të mungojë sërish edhe në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Besës kanë bërë me “dhimbje koke” edhe trajnerin Gjonaj, apo tifozët e zjarrtë. Nga sa kemi mësuar dje nga mjeku me përvojë, i skuadrës rrogozhinase, Ylli Sinani, sot ose nesër, Agbodike do t’i nënshtrohet rezonancës magnetike për të mësuar konkretisht se në çfarë grade është shkalla e dëmtimit të tij në gju. Futbollisti që ka shënuar 4 gola me Egnatian dhe që nuk ka luajtur si në ndeshjen e fundit të gjysmës së parë të kampionatit ndaj Korabit, ashtu dhe me Dinamon e Besëlidhjen që i përkasin startit të gjysmës së dytë të këtij sezoni, duket se përtej disa problemeve që pati me dokumentacionin por që janë zgjidhur tashmë, tani ka shqetësim dëmtimin. Vlen të kujtohet se lojtari nga regjimi i diferencuar riaftësues dhe mungesa e stërvitjes me grupin e sidomos mos aktivizimin në ndeshje, ka humbur edhe shanset e mirë të atyre mundësive ideale që pati për transferimin në një shtet tjetër ku më Zvicër, Moldavi e Izrael i patën mbërritur oferta konkrete.

NDRYSHIMI – Tani që kanë ardhur te Egnatia dhe u aktivizuan në pjesën e dytë ndaj Besëlidhjes në Lezhë, dy futbollistët brazilian, vëmendja e drejtuesve është përqendruar edhe te ata. Me fat qendërmbrojtësi 20-vjeçar Aleksandër De Karmo që ka shansin të luajë nga minuta e parë ndaj Besës. Ai pritet të zëvendësojë mungesën për shkak të skualifikimit me karton të kuq në Lezhë të qendërmbrojtësit Kaludio Rexhepi. Tjetër klas duket se ka mesfushori me tipare sulmuese, Lukas Silva Gomesh që ka luajtur veçmas shtetit të origjinës në Brazil, edhe në kampionatin belg dhe atë maltez. Këto dy ndryshime në formacion për ekipin rrogozhinas mundet të rezultojnë me fat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online