Mbrëmjen e sotme është zhvilluar ceremonia gala për ndarjen e çmimit të Topit të Artë. Për të shtatën herë ky trofe përfundon në duart e Lionel Mesit, i cili fiton duelin e tij me Robert Levandovskin. Pas ceremonisë të zhvilluar në Paris janë publikuar edhe pikët e grumbulluara nga 10 vendet e para që ishin në garë për Topin e Artë.
Lionel Mesi udhëheq listën duke marrë më shumë pikë se të gjithë, plot 613 të tilla. Ndërkohë Levandovski e ndjek me 580 pikë. Pra ishte një diferencë prej vetëm 33 pikësh ajo që i ka sjellë për herë të shtatë Topin e Artë yllit argjeninas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
- Lionel Mesi (Argjentina, Barcelona, PSG) 613 pikë
- Robert Levandovski (Poloni, Bajern Mynih) 580 pikë
- Zhorzhinjo (Itali, Çelsi) 460 pikë
- Karim Benzema (Francë, Real Madrid) 239 pikë
- Ngolo Kante (Francë, Çelsi) 186 pikë
- Kristiano Ronaldo (Portugali, Juventus, Mançester Junajtid) 178 pikë
- Mohamed Salah (Egjipt, Luverpul) 121 pikë
- Kevin De Bryjne (Belgjikë, Mançester Siti) 83 pikë
- Kilian Mbape (Francë, PSG) 58 pikë
- Xhanluixhi Donaruma (Itali, Milan, PSG) 36 pikë