Legjenda Pele është duke u rikuperuar plotësisht nga momenti më i vështirë në jetën e tij, ku pësoi dhe një atak në zemër. Braziliani ka dhënë një deklaratë që ka gëzuar jo vetëm familjarët e tij, por edhe të gjithë adhuruesit që mezi presin shërimin e tij të plotë.
“Miq, u bë një kohë e gjatë që ne nuk bisedojmë. Dua t’ju bëj të ditur se jam mirë. Ndihem më mirë çdo ditë. Nuk mendoj se maska ime mund të fshehë lumturinë time. Faleminderit shumë të gjithëve që më dërgoni energji të mira çdo ditë”, shkrua Pele në Instagram. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/