Luiza Gega vazhdon që të shkëlqejë dhe të ngrejë lart emrin e shqiptarëve. Në kampionatin ballkanit të Atletikës që u zhvillua në Serbi, atletja shqiptare arriti që të merrte medaljen e artë. Sakrificat dhe problemet ishin të mëdha në një shtet që nuk është aspak dashamirës karshi nesh. Në një intervistë për “Radio Urban FM”, Gega ka treguar se një natë para garës i është thyer xhami i makinës.
“Gëzohem kur garoj me ngjyrat e flamurit tim në arena të ndryshme. Një natë para gares na e thyen xhamin e makinës. Kishte shumë tension, tregohesha shumë vigjilente që të mos kishte ndonjë incident sepse sigurisht më penalizon në objektivat e radhës. Gjithë aktiviteti kishte praninë e policisë, ndoshta donin të shmangnin edhe situata të tilla, por që ishte kënaqësi e veçantë, gara e tretë triumfuese, medalje të artë.
Nuk e shmangën dot këtë pjesë që jam nga Shqipëria. I gjithë fokusi im është për Lojërat Olimpike. Dy vitet e fundit kanë qenë shumë të suksesshëm të karrierës. Tani këto suksese më kanë sjellë në majat e Evropës”, tha Gega. /Sport Ekspres/