Fitoi me autogola, por ka miliona për Kukësin

Tre pikë të arta dhe tanimë Partizani kryesues është vetëm shtatë pikë larg. Te Kukësi duan titullin dhe fitorja me Kamzën ishte shumë e rëndësishme, pasi dy ekipet kryesuese ishin ndalur. Por situata nuk ishte shumë e mirë në kampin verilindorë.

Plot pesë mungesa dhe për trajneri Armando Cungu në stol ishin vetëm Maloku, Limaj, Kalaja dhe Shpehar. Gjithsesi Kukësi mori pikët e plota, pasi Frashëri dhe Teqja shënuan  në portën e tyre. Pavarësisht kësaj, presidenti Safet Gjici ka vendosur t’i shpërblejë futbollistët.

Sikurse mëson “SportEkspres.com”, triumfi është shoqëruar me premio. Shifra nuk bëhet e ditur, por lojtarët janë të kënaqur. Ndeshja e radhës luhet sërish në transfertë, këtë herë me Luftëtarin në Gjirokastër. Me shumë mundësi, në rast fitoreje do të ketë sërish premio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online