Italia ka ndarë rrugët me Mancinin. Trajneri është larguar pas shumë kohësh në drejtim të “Axurrëve”. Pika më e lartë ishte fitimi i Europianit 2020 dhe dërgimi i ekipit në një rekord prej 36 ndeshjeve pa humbur.
Por pas suksesit, erdhi menjëherë dështimi. Italia nuk arriti dot që të kualifikohej në Botërorin e Katarit. Kështu Mancini e mbyll aventurën e tij te Italia, ndërsa tifozët italian kërkojnë me ngulm që Spaleti të marrë drejtimin e kësaj Kombëtare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/