Fitoi derbin me Tiranën, Ilir Daja premton për Partizanin: Nuk e dëgjon fjalën kampion nga ne

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë. Ekipi i Ilir Dajës ka fituar në shifrat 1-2 duke minimizuar në maksimum shpresat e bardhebluve për t’u futur në luftën e titullit kampion, pas gabimeve të fundit që po vinin nga ekipet e mëdha.

Belica hapi rrugën e rrjetës në minutën e 29 teksa me një skemë të përgatitur në stërvitje nga Daja, nga goditja e këndit, do të sulmonte shtyllën e parë për të gjetur rrjetën. Vetëm pak më vonë baraspesha u kthye me supergolin e Hoxhallarit nga goditja e dënimit, e cila ishte një kryevepër me vete.

Në pjesën e dytë është vendosur derbi me Bardhin, teksa pas një aksioni fantastik dhe mes kombinimeve të bukura të lojtarëve të Partizanit, Bekaj është mposhtur për herë të dytë. Tirana provoi deri në momentet e fundit për të barazuar takimin, por pa ia dalë. Megjithatë vendi i parë i klasifikimit i takon Laçit që mundi në shifrat 0-2 Skënderbeun në transfertë falë golave të Shehut dhe Mazrekajt. Më poshtë gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Daja (Partizani): “Vinim pas 2-3 rezultateve jo shumë të mira në këtë ndeshje kyçe. Ky është derbi dhe njëkohësisht ndeshja më e rëndësishme e kampionatit shqiptar. Derbi duhet fituar me çdo kusht, por ne e kemi dominuar edhe lojën në pjesën më të madhe të rasteve. Dëgjova disa studio televiziove me trajner që bënin konstatimet në rolin e gazetarit se Partizani nuk di të ndryshojë vendosje. Ne kemi bërë një manovër tjetër ndaj Tiranës dhe do të ndryshojmë sërish nëse është e nevojshme. Ne nuk do ta përmendim fjalën kampion edhe pse jemi aty në garë. Nuk ishte ky objektivi, por dihet nga investimet e mëdha të presidentit Gaz Demi. Llogaritë bëhen në fundin e kampionatit”.

Duro (Laçi): “Ishte një ndeshje shumë e vështirë ajo ndaj Skënderbeut, ia kisha frikën. Ishte shumë e vështirë për t’u interpretuar. Sigurisht që jam i lumtur që jemi në vendin e parë tani. Kam thënë që Vllaznia del me 99% kampione duke parë diferencën që kishte. Ishte 18 pikë larg nesh përpara një muaji e gjysmë. Po të isha unë si trajneri i Vllaznisë, do e lija vetë skuadrën tani”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *