Luis Hasa do të vazhdojë karrierën e tij në radhët e Frozinones. Mesfushori shqiptar u largua nga Napoli për të gjetur më shumë minuta te klubi tjetër i Serisë A. Në një dalje përpara mediave, presidenti i Frozinones ka shpjeguar se emri i Hasës gjendej në listën e stafit të trajnerëve. Përpos kësaj edhe algoritmi e ka sugjeruar si një lojtar me cilësi dhe potencial.
“Ai ishte tashmë në listën e trajnerëve tanë dhe u sugjerua gjithashtu nga algoritmi në të njëjtën kohë, duke konfirmuar cilësinë e profilit të tij. Xerbini ishte një propozim nga unë dhe Kastanjini. Ne e vlerësuam atë nga softueri dhe algoritmi konfirmoi me të dhëna jashtëzakonisht pozitive se ai është një lojtar i nën-shfrytëzuar në krahasim me potencialin e tij”, është shprehur Mauricio Stirpe./Sport Ekspres/