Cristiano Ronaldo ndërpreu bashkëpunimin e tij me Manchester United-in pas intervistës së tij me Piers Morganin. Ylli portugez është futbollist i lirë dhe po kërkon ekipin e tij ku do të vazhdojë karrierën. Në media është përfolur gjatë për një kalim të tijin te Al Nassr në Arabinë Saudite.
Gazetari i “CBS Sports”, James Benge, informon se firma mes palëve është gjithnjë e më pranë. Benge zbulon se klubi arab ka përcaktuar tashmë edhe datën për kryerjen e vizitave mjekësore nga ana e Ronaldos dhe shpreson për finalizimin e marrëveshjes në ditët e para të janarit. 5 herë fituesin e Topit të Artë e pret një pagë stratosferike në Lindjen e Mesme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/