Dështoi në përvojën e re dhe po përflitet për largimin nga Sevija, Januzaj reagon me… pinokun

Adnan Januzaj u largua nga Real Sociedadi për t’ju bashkuar Sevijës në fillim të sezonit. Por përvoja e re nuk po shkon ashtu siç lojtari me origjinë shqiptare e priste. Minutat kanë qenë me pikatore dhe në media është përfolur për një largim të tijin në merkaton e janarit.

Në lidhje me këto zëra ka reaguar vetë Adnan Januzaj. Ky i fundit ka zgjedhur rrjetin social “Twitter” për të përcjellë mesazhin e tij. Januzaj ka reaguar me tre ‘emoji’. I pari është ai i pinokut me hundën e zgjatur, duke nënkuptuar gënjeshtrat e shtypit të shkruar. Më pas vijon me një emoji që nënkupton se këto lajme e kanë vënë në gjumë dhe nuk kanë zgjuar interes te ai. Në fund e mbyll me një shkelje syri, që sigurisht shkon për mediat dhe kritikët e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online