Fiorentina studion formulën për të mbërritur te Bajrami, ofron edhe lojtarë për Empolin

Nedim Bajrami është një profil që po ndiqet me kujdes nga Fiorentina. Vjollcët e shohin mesfushorin shqiptar si “regjizorin” e duhur për sulmin e tyre. Drejtuesit e klubit italian po studiojnë formulën për ta marrë 22- vjeçarin në Firence.

Mediat italiane tregojnë se Firentina i ka ofruar Empolit futbollistin Zurkovski për të siguruar shërbimet e Bajramit. Ndërkohë, nga krahu tjetër Empoli nuk dëshiron të heqë dorë lehtë nga një prej lojtarëve më të çmjar që ka në organikë. Klubi italian kërkon të paktën 12-15 milionë euro për të nisur negociatat për mesfushorin e Kombëtares shqiptare./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online