Fino: E ndjek çështjen deri në FIFA

 

Pas Asamblesë, kandidsati Bashkim Fino ka thënë fjalët e tij për mediat:

“E prisja diçka të tillë, pasi kishte parregulltësi. Për 12 shoqatat ilegale, do ta vazhdojmë procesin gjyqësor. Pjesë e votimit ishin disa klube që nuk kanë skuadra në gara.
Kisha një platformë shumë ndryshe dhe pjesa më e madhe e anëtarëve e kanë lexuar, por kur ke një listë të pandershme, nuk mund të pretendosh për të thyer rezultatin. Nëse nuk do të ishin shoqatat dhe këto klubet që janë vendosur në mënyrë ilegale, do të ishte një garë me e fortë dhe do të shihnit se kush e kishte platformën më të mirë”.

“Komisioni i verifikimit e kishte bërë gati nga FSHF deklaratën, juristët nuk mund të flisnin këtu se nuk ishte e ndershme”. “Natyrisht ne do të respektojmë gjykatat shqiptare dhe më pas deri në FIFA. “Ne e kontestojmë këtë proces. Kur ne e kontestojmë, ne kemi të drejtë ta ndjekim si çështje, I urova suksese z. Duka. Do e ndjekim çështjen për të mirën e asamblesë”.

“Nuk e di se çfarë do të bëjë UEFA. I kam dërguar dokumentacionin për shoqatat dhe janë të informuara, Ne do të vijojmë proceset gjyqësore”.

“Gjysma e presidentëve në Europë janë politikanë. Unë nuk e kam përdorur politikën, ndryshe nga kundërshtari. Unë doja të ishte garë sportive”.

“Në komunitet duhet të ketë nga të gjithë kategoritë dhe aktorët e sportit. Nuk mund të jenë një grup njerëzish që mund të marrin vota të caktuara. Duhet të bëheshin ndryshime në statute. Ju uroj anëtarëve që të lexojnë se sa kompetenca kanë. E respektova të gjithë procesin”.

“Diferenca e fitores ka të bëjë me paqartësitë që kishte lista, sa i përket delegatëve. Kjo listë nuk ishte e rregullt. Respektova vendimmarrjen”.

“Ne bëmë përpjekjet gjatë kësaj kohe, duke i çuar situatën e shoqatave në Prokurori. E bëmë edhe sot si problematikë. Ne nuk mund të ndalonim me forcë njerëzit që kishin ardhur për të votuar, se kemi njerëz të qytetëruar. Do të vijojë procesi gjyqësor”.

“Këtu votojnë 65 anëtarë. Kjo ka qenë fushat amë e vështirë, krahasuar me jetën politike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online