Finalja e kampionatit të 17-vjeçarëve, Tirana-Shënkolli, ka tërhequr vëmendjen e shumë tifozëve, sidomos të atyre lezhjanë që kanë udhëtuar të shumtë drejt kryeqytetit. Një tribunë e mbushur plot me tifozë dhe atmosferë elektrizuese.
Të rinjtë në fushë kanë shumë arsye për të dhënë maksimumin, jo veç prej tifozëve. Në stadium janë të pranishëm trajnerë e drejtues klubesh, por edhe skaut nga jashtë vendit.
Nuk mungon as drejtori teknik i kombëtareve, Xhemal Mustedanagiç, si dhe trajneri i Shqipërisë U21 Alban Bushi. Nga klubi bardheblu, veç drejtorit Devi Muka, në tribunë është edhe trajneri Ardian Mema dhe ndihmësi i tij Erjon Xhafa. Bie në sy edhe Artur Dadaj, aksioner i Luftëtarit dhe që shpesh shikohet në ndeshje moshash.