Finalja që mbyllet shëmtuar/ Korabi kthehet në Kategorinë e Parë dhe Egnatia mbetet në Superiore, por harrohet futbolli në 10 minutat e fundit

Egnatia-Korabi 2-0 De Large 15’, Xhekson 78′ p

Egnatia ka arritur që të fitojë ndaj Korabit në finalen e madhe ku diskutohej për ekipin që do të ishte pjesë e Superiores në sezonin e ardhshëm. Korabi erdhi si fitues i Play Off në Kategorinë e Parë në këtë takim pasi mundi Tomorin dhe Apoloninë. Nga krahu tjetër Egnatia kishte zënë vendin e 8 në Superiore. Në përballjen që u zhvillua në Rrogozhinë, ekipi i Ramadanit fitoi me shifrat 2-0. Në fillim ishte Delarge që shënoi në minutat e para pasi u la zbuluar gjatë një goditje këndi, duke e pasur të thjeshtë që të gjejë rrjetën.

Korabi po përpiqej për të barazuar dhe rastet nuk munguan, por konkretizimi në portën e Egnatias ka qenë për t’u harruar. Në minutën e 78 ishte penalltia e kthyer në gol nga Jackson që përmbylli gjithçka. Deri në minutën e 87 të takimit, gjithçka shkoi për mrekulli. Por me afrimin e fundit, nervat u shtuan tepër dhe lojtarët po kërkonin ndërhyrjet e ashpra që prisnin kartonin e kuq. Ishte vetëm çështje minutash derisa kontakti i kërkuar të kapte në këmbët e kundërshtarit dhe në të 88, gjithçka do të kthehej si në një arenë boksi mes sherrit të dy ekipeve. U kërkuan 7 minuta që të vendosej situata në kontroll, por e njëjta pamje u paraqit edhe pas mbylljes së takimit. /Sport Ekspres/

88′ Plas keq te Egnatia-Korabi, nuk ka më futboll. Përleshje dhe dhunë mes dy ekipeve që e kanë kthyer fushën në arenë boksi.

78′ Gooooool! Xhekson shënon nga penalltia duke mposhtur portierin kundërshtar, pavarësisht se ky i fundit kupton krahun.

38′ Gërshëra e Agbekpornu teksa nuk e arrin dot rivalin në mesfushë. Te Korabi duan kartonin e kuq, por kryesori i takimit jep vetëm të verdhë për lojtarin e Egnatias.

15’ Goooool! Në stadiumin e mbushur të Egnatias gëzohet edhe goli i parë i ndeshjes. Pas një goditje këndit të vendasve, De Large ndodhet tërësisht i zbuluar në zonë duke dërguar topin lehtësisht në rrjetë.

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krivanjeva, Krasniqi, Allmuça, Agbekpornu, Levendi, Delarge, Imeri, Jackson, Pedro

Korabi: Mehidri, Joti, Paplekaj, Sefgjinaj, Disha, Çutra, S.Mziu, Raza, Geci, Marku, Dragoj

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online