Çudia në Rrogozhinë/ Krasniqi dhe Pedro Auguston zihen se kush do të gjuajë penalltinë, në fund e godet Xhekson

Dëshira e madhe e Pedro Augustos për të shënuar te Egnatia i kalon shpeshherë caqet. Kjo u pa edhe në finalen e ditës së sotme, ku po luhet ndaj Korabit në ndeshjen që do të përcaktojë për ekipin që mbetet në Superiore për sezonin e ardhshëm.

Rezultati ishte në shifrat 1-0 dhe në minutën e 78 u akordua penallti për Egnatian. Pedro Augusto shkoi menjëherë për të marrë topin dhe për të ekzekutuar 11-metërshin, por nga pankina erdhi sygjerimi se Krasniqi duhej të merrte përsipër përgjegjësinë.

Kjo irritoi shumë Auguston që u acarua së tepërmi dhe u largua nga zona ku po përgatitej goditja e penalltisë. Në fund ishte Xhekson që u shfaq te 11-metërshi dhe gjeti cepin e rrjetës për t’i dhënë golin e dytë Egnatias. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online