Finalja play-out/ Vllaznia B reagon menjëherë, shkodranët rimarrin avantazhin

Vllaznia B e Orikumi po luajnë prej orës 16.30 në Niko Dovana të Durrësit, në një nga dy finalet play-off, ku do të përcaktohen dy skuadra që do të luajnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.

Vllaznia B doli e parafundit në grupin A në Kategorinë e Parë dhe është pezull, sepse edhe nëse fiton sot, rrëzohet po ra Vllaznia A.

Gjithsesi, shkodranët po ia bëjnë shërbimin punës, sepse sot luajnë edhe emra si Erjon Vucaj, Arlind Kalaja e Erdenis Gurishta, nga ekipi i parë.

Ndërkaq, Orikumi doli pas Elbasanit në grupin B në Kategorinë e Dytë, ndaj për të dytin vit rresht tenton triumfin historik, pas humbjes ndaj Tërbunit vjet.

KATEGORIA 1/2 – PLAY OFF

E enjte, ora 16.00, Durrës

Vllaznia B – Orikumi      2-1

Shënues: Dyca 33′, Pushi 70’/ Hoxha 67′

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *