“Finalja ishte ndeshje perfekte“, Armand Duka me urim skuadrat shqiptare: Uroj të dhurojnë spektakël për Shqipërinë në Europë

Armand Duka ka folur për mikrofonin e emisionit “Gol pas Goli“ në “Supersport“ pas përfundimit të finales së Kupës së Shqipërisë. Presidenti i FSHF-së i dorëzoi trofeun Vllaznisë, që mposhti Laçin me rezultatin 2-1 pas 120 minutave lojë. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit është shprehur se finalja e sotme ishte një ndeshje perfekte, ndërsa në fund nuk harron t’i urojë suksese ekipeve shqiptare në Europë.

“Besoj se finalja e sotme ishte në njëfarë mënyrë panorama e gjithçkaje ka ndodhur gjatë këtij viti. Ishte ndeshje perfekte nga të gjithë këndvështrimet, me mbështetjen e dy tifozërive, lojë e lu.ftuar, të dy ekipet ishin të përgatitur. Ishte ajo çfarë ka ndodhur në sezonin futbollistik, në kampionat dhe Kupë.

Ky është futbolli, kur mobilizohesh, kur kontribuon, kur organizohesh, kur bën ekip të mire, bëhesh kampion. Disa vite më pare, si Tirana dhe Vllaznia kanë qenë një kategori më poshtë, sot njëra fitoi titullin, tjetra Kupën. Vllaznia ka qenë ekip simpatik në të dy edicionet e fundit, vjet ishte thuajse kampione deri në minutat e fundit.

Unë uroj të bëjnë të njëjtën performancë edhe në garat ndërkombëtare, të na mbajnë sa më gjatë në Europë. Jo vetëm Tirana dhe Vllaznia, por edhe Partizani e Laçi. Të katër skuadrat tona, që do të luajnë në Europë, uroj të kenë sukses dhe të dhurojnë spektakël për Shqipërinë”, ka thënë Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online