Partizani do të luajë kundër Astanës në transfertë. Kjo është finalja e parë e të kuqëve që i ndan nga kualifikimi në grupet e Conference League. Kampionët e Superiores kaluan me sukses kundërshtarët e tyre si Atletic Escaldes dhe Valmieran.
Por ndeshja e parë kundër Astanës mund të mbetet në “errësirë”. Sipas asaj që raportohet nga Kazakistani, asnjë televizion shqiptar nuk e ka siguruar ende të drejtën e transmetimit të ndeshjes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/