Fillon ‘tërmeti’ te Kukësi, largohen lojtarët e parë

0

“Tërmet” te Kukësi, nuk mund të ndodhte ndryshe, pas një pjese të parë zhgënjyese të sezonit, që u mbyll me një humbje dëshpëruese ndaj Luftëtarit.

Menjëherë pas ndeshjes së sotme, një disfatë mjaft e hidhur, disa lojtarë e kanë mbyllur aventurën e tyre te Kukësi.

Pas Rauf Alijevit, i larguar prej ditësh, sot e kanë radhën mesfushorët Milosh Kërkotiç e Ndriçim Shtubina dhe mbrojtësi Rexhep Memini që të bëjnë gati valixhet, pasi burime brenda klubit tregojnë për Sport Ekspres se lojtarëve do t’u komunikohet vendimi për largim.

Memini ka luajtur shumë pak dhe paguan faje që nuk i përkasin realisht, ndërsa Shtubina nuk ka luajtur aq sa priste dhe largimi është zgjedhja më e mirë ndoshta. Ndërkaq, Kërkotiç ka luajtur më shumë, por klubi nuk është kënaqur prej tij, edhe pse realisht pak lojtarë kanë shkëlqyer te Kukësi i këtij sezoni dhe nuk mund të thuhet që ishte Kërkotiç më keq nga të tjerët.

Nuk ka mbaruar, sepse në ditët në vazhdim ‘operacioni’ fshesa do të vazhdojë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.