Ka vetëm një opsion për mbrojtësin qendror Loret Sadiku dhe është Shqipëria. Kosova kërkoi ta afronte në përfaqësuese, por FIFA e refuzoi kërkesën e Daradanëve. Edhe pse nuk ka luajtur për Shqipërinë, rregullorja është e qartë.
Sadiku pat bërë kërkesë për të luajtur për kombëtaren kuqezi, duke lënë Suedinë U21. Mbrojtësi kishte luajtur për Shpresat e këtij vendi, ndërkohë që në vitin 2013 ai iu përgjigj pozitivisht ftesës së Xhani De Biazit për të luajtur me Shqipërinë.
Tashmë ka qenë Suedia që ka kërkuar ta ftojë në kombëtare, por ka marrë përgjigje negative nga FIFA: “Ai nuk mund të luajë për Suedinë, pasi ka ndryshuar një herë përfaqësuese dhe nuk mund të ndryshojë sërish. Ky është mesazhi që kemi marrë nga FIFA”, është shprehur për “footballskanalen.se” menaxheri i kombëtares suedeze, Stefan Peterson.