FIFA shpall finalistët për lojtarin më të mirë

Pak minuta më parë janë publikuar dhe tre kandidatët finalistë për të fituar titullin si lojtari më i mirë i vitit nga FIFA. Bie në sy që nuk ndodhet në këtë treshe sulmuesi i Barcelonës Lionel Mesi.
Kristiano Ronaldo, Muhamet Sala dhe Luka Modriç do të diskutojnë mes tyre çmimin prestigjioz.

Ronaldo arriti që të fitonte Champions League-n me Realin e Madridit. Modriç në krahun tjetër jo vetëm që kishte sukses në Ligën e Kampionëve, por në të njëjtën kohë mrekulloi me Kroacinë e tij ,duke shkuar deri në finale.

I tretë në listë është Momo Sala, i cili udhëhiqi skuadrën e tij deri në finalen e Championsit, por pa mundur që ta fitojë atë. Mungesa e yllit të Barcelonës sigurisht që bie në sy, por duke parë suksese e lojtarëve që janë në finale duket disi e logjikshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online